Kryefaqe Aktualitet Qëlloi 3 herë me thikë 17-vjeçarin, Gjykata e Sarandës liron autorin
AktualitetKronikë

Qëlloi 3 herë me thikë 17-vjeçarin, Gjykata e Sarandës liron autorin

Shpërndaj
Photo credits: Saranda web
Shpërndaj

Gjykata e Sarandës ka vendosur të lirojë nga paraburgimi 17-vjeçarin K. Cora, duke caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. I riu u arrestua të enjten nga policia, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, B. Kalemi, në rrugën “Butrinti” të Sarandës.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes të rinjve, ku Kalemi u godit tre herë me thikë në stomak dhe ije. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Vlorës për trajtim të specializuar, ndërsa një person i tretë, shok i autorit, u shoqërua nga policia për të dhënë dëshmi mbi rrethanat e ngjarjes.

Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës ndryshoi akuzën ndaj Corës, duke deklaruar se ai ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Prokurorja Esmeranda Basho e cilësoi ngjarjen si “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi që ndaj të riut të caktohej masa “Arrest në shtëpi”, e cila u miratua nga gjyqtarja Edona Vajushi.

Sipas vendimit, Cora do të qëndrojë në banesën e tij në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, me përjashtim të orareve të ndjekjes së shkollës dhe aktiviteteve edukuese, të cilat do të lejohen me miratim nga prokuroria.

Mbetet e paqartë arsyeja e ndryshimit të akuzës për plagosjen e 17-vjeçarit që ndodhet ende në spital.

Në një deklaratë për media babai i të plagosurit ka kërkuar nga organet ligjzbatuese që të arrestohet dhe autori i dytë, pasi nëse nuk vepron ligji ai do të bëjë vetëgjyqësi. Babai tha se është hera e dytë që personat e ndaluar i kanë dhunuar brutalisht të birin.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...