Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u mor pas konsultimeve me përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët mbështetën këtë datë.
Në njoftim bëhet e ditur se subjektet e tjera politike nuk iu përgjigjën ftesës për konsultim. Presidenti u ka bërë thirrje forcave politike të marrin pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojnë për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe në përputhje me standardet demokratike.
Lini një koment