Kryefaqe Aktualitet Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë
AktualitetKryesoreLajm i FunditPolitikë

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Shpërndaj
Shpërndaj

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve. Propozimi parashikonte rritjen e çmimit të ujit nga 60 në 65 lekë për metër kub, pa përfshirë TVSH-në.

Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit u evidentua edhe një mospërputhje në formulimin e kërkesës. Ndërsa në objektin e saj çështja paraqitej për diskutimin e tarifave të reja, në përmbajtje kërkohej miratimi i tyre nga Këshilli Bashkiak.

Qëndrimi kundër rritjes së tarifave u shpreh që në fillim të mbledhjes nga këshilltarët e majtë, të cilët kërkuan ruajtjen e kuorumit për të mundësuar vijimin e mbledhjes dhe marrjen e një vendimi. Kjo pasi këshilltarët e Partisë Demokratike mungonin në mënyrë të organizuar. Në mbledhje morën pjesë gjithashtu këshilltarë të pavarur dhe përfaqësues të partive të vogla.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët argumentuan se një rritje e tillë nuk justifikohet për sa kohë Saranda, Ksamili dhe zonat përreth vijojnë të përballen me probleme të furnizimit me ujë, i cili në shumë raste sigurohet vetëm për disa orë në ditë. Situata bëhet edhe më problematike gjatë sezonit turistik, kur banorët dhe bizneset detyrohen të sigurojnë furnizim alternativ, duke përballuar kosto shtesë.

Në përfundim, këshilltarët e pranishëm vendosën të mos mbështesin propozimin dhe të përcjellin një përgjigje zyrtare refuzuese ndaj shoqërisë së ujësjellësit. Në këtë mënyrë, kërkesa për rritjen e tarifave të ujit dhe kanalizimeve nuk mori miratimin e Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...