Kryefaqe Aktualitet PS merr mandatin e 9-të në Vlorë, PD humbet një deputet nga lista e mbyllur
AktualitetKryesorePolitikë

PS merr mandatin e 9-të në Vlorë, PD humbet një deputet nga lista e mbyllur

Shpërndaj
Shpërndaj

Partia Socialiste ka arritur të sigurojë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, falë votave të para të numëruara nga Diaspora. Ky mandat i është zbritur Partisë Demokratike, duke e lënë opozitën me vetëm tre mandate në qarkun më jugor të vendit.

Rezultati fillestar pas numërimit të votave brenda territorit të Shqipërisë ishte 8 me 4 në favor të PS-së, por me nisjen e numërimit të votave të Diasporës, raporti i forcave ka ndryshuar ndjeshëm. Pas përpunimit të rreth 30% të votave nga emigracioni për Vlorën, Partia Socialiste kryeson me afro 60% të tyre, ndërsa Partia Demokratike mbetet në vetëm 15.73%.

Ky zhvillim i ka zbehur ndjeshëm shanset e PD-së për të ruajtur mandatin e katërt, ndërsa në skenë është futur edhe një rrezik tjetër për opozitën tradicionale: Nisma Shqipëria Bëhet, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka arritur 11.8% të votave të Diasporës në Vlorë. Po ashtu, edhe Partia Mundësia ka dalë mbi pritshmëritë me 7.36%.

Me këtë ritëm, nuk përjashtohet mundësia që mandati i nëntë i socialistëve të sfidohet nga një forcë e re si NSHB, nëse trendi i votave të Diasporës vijon me të njëjtën përqindje.

Aktualisht mbeten edhe mbi 11 mijë vota të Diasporës për t’u numëruar në qarkun e Vlorës, të cilat mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ndarjen përfundimtare të mandateve.

Kandidati që humbet mandatin nga radhët e PD është Altird Hoxha, pjesë e listës së mbyllur.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...