Kryefaqe Aktualitet Me armë dhe muncion luftarak në banesë, arrestohet në Athinë i riu nga Saranda
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Me armë dhe muncion luftarak në banesë, arrestohet në Athinë i riu nga Saranda

Shpërndaj
Shpërndaj

Një shtetas shqiptar, 32-vjeçari Kostandin Nesturi nga Saranda, është arrestuar nga autoritetet greke gjatë një operacioni policor të zhvilluar në zonën e Thrakomakedonës në Athinë. Arrestimi u krye pas kontrolleve të ushtruara në një banesë, ku jetonin Nesturi dhe një shtetas grek, Aleksandros Banin, 29 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë greke, gjatë bastisjes janë sekuestruar:

  • Një armë zjarri automatike me 9 fishekë,
  • Një jelek anti-plumb,
  • Pesë fishekë shtesë,
  • Një palë targa automjeti të dyshuara si false,
  • Një kartë identiteti greke e falsifikuar,
  • Dy vula zyrtare dhe katër vula biznesi,
  • Sasi të vogla të substancave narkotike: 3.6 gram kokainë dhe 27 gram marijuanë,
  • Dy peshore, 16 grirëse për kanabis,
  • Dy kompjuterë laptop.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar motivet e posedimit të armatimit dhe dokumenteve të falsifikuara nga ana e dy të dyshuarve.

Ndërkohë, sipas burimeve nga autoritetet shqiptare, Kostandin Nesturi rezulton me precedentë penalë në Shqipëri. Në vitin 2014, ai është arrestuar në Sarandë për vjedhjen e rreth 360 litrave naftë nga gjeneratori i një kompanie telefonike. Në një tjetër rast, në vitin 2023, është ndaluar sërish në Sarandë ndërsa drejtonte një automjet të tipit “BMW”, të dyshuar si i vjedhur në Spanjë. Gjatë kontrollit në atë rast, atij iu gjet edhe një sasi marijuane.

Hetimet në lidhje me aktivitetin e dyshuar kriminal të Nesturit dhe bashkëpunëtorit të tij po vijojnë nga autoritetet greke.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...