Kryefaqe Kronikë Po kalonte emigrantët e paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet në Qafë Botë 31-vjeçari
KronikëKryesore

Po kalonte emigrantët e paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet në Qafë Botë 31-vjeçari

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me patrullat e Agjencisë Evropiane për Rojën Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), ka goditur një tjetër rast të trafikimit të paligjshëm të emigrantëve, duke arrestuar në flagrancë një shtetas britanik 31-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të shtuara në kuadër të operacionit për parandalimin e kalimeve të paligjshme përgjatë vijës së gjelbër kufitare, forcat e Policisë identifikuan mbrëmjen e kaluar në zonën e Kataetos një individ që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me destinacion Greqinë. Hetimet paraprake zbuluan se 31-vjeçari, me inicialet F. K., banues në Mbretërinë e Bashkuar, kishte ndërmarrë këtë veprimtari kundrejt pagesës.

Ai u arrestua në vendngjarje për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”. Materialet procedurale në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vijimin e hetimeve.

Policia Kufitare dhe FRONTEX konfirmojnë se operacionet e përbashkëta do të vijojnë me intensitet në zonat me risk të lartë, me qëllim garantimin e rendit dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme përgjatë kufirit shqiptaro-grek.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...