Kryefaqe Kronikë Vrasja e pronarit të Hotel Blue Sky në Sarandë, dalin në gjyq autorët: Sa vite burg kërkon prokuroria
KronikëKryesore

Vrasja e pronarit të Hotel Blue Sky në Sarandë, dalin në gjyq autorët: Sa vite burg kërkon prokuroria

Shpërndaj
Shpërndaj

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjyqin ndaj dy të pandehurve për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, i cili u ekzekutua më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në kryeqytet.

Për Andrew Bode, i dyshuar si autor i drejtpërdrejtë i ekzekutimit të 49-vjeçarit, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg. Ai akuzohet për veprat penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje e armëve”.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorin e dyshuar, Alban Velo, i arrestuar pak ditë pas ngjarjes, Prokuroria ka kërkuar dënim me 25 vite heqje lirie, për të njëjtën akuzë të “vrasjes me paramendim” në bashkëpunim.

Prokurori i çështjes, Albert Kuliçi, kërkoi që të dy të pandehurit të vuajnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë, duke theksuar rrezikshmërinë që ata paraqesin për shoqërinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës, kur autorët qëlluan në drejtim të biznesmenit me nëntë plumba, duke i shkaktuar atij plagë të rënda që i morën jetën gjatë transportimit për në spital. Autorët u larguan menjëherë nga vendi i krimit.

Edmond Papa rezultonte me precedentë penalë në Greqi, ku ishte dënuar për trafik droge, si dhe kishte qenë i skeduar më herët në Britaninë e Madhe. Ai ishte pronar i hotelit “Blue Sky” në qytetin e Sarandës.

Hetimet zbuluan se motivi i vrasjes kishte lidhje me hakmarrjen, ndërsa çështja u zbardh brenda pak javësh nga autoritetet.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...