Kryefaqe Kronikë Familje në Sarandë denoncon dhunën e djalit 15-vjeçar, gjyshja: Donte të më përdhunonte
KronikëKryesore

Familje në Sarandë denoncon dhunën e djalit 15-vjeçar, gjyshja: Donte të më përdhunonte

Shpërndaj
Shpërndaj

Një familje në Sarandë ka kërkuar ndihmë institucionale për përballimin e situatës së rënduar që po shkakton djali i tyre 15-vjeçar, i cili sipas babait dhe gjyshes, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Ata pretendojnë gjithashtu se i riu ka ngacmuar seksualisht gjyshen 85-vjeçare, e cila jeton në të njëjtën banesë.

Në rrëfimin e tij për emisionin “Fiks Fare”, babai i të riut thotë se dhuna ka qenë e vazhdueshme dhe agresiviteti është shtuar ndjeshëm kohët e fundit, sidomos pas përdorimit të substancave narkotike dhe alkoolit nga djali. Sipas tij, i biri ka pasur probleme të shëndetit mendor që në fëmijëri, por gjendja është përkeqësuar me kalimin e viteve.

Familja jeton në kushte të vështira ekonomike, në një banesë me qira, ku tashmë situata është bërë e paqëndrueshme. Babai tregon se djali shkatërron gjithçka në shtëpi, del pa orar dhe qëndron larg për ditë të tëra. Ai shton se nëna e tij, gjyshja e djalit, është viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike, por edhe e një akti të rëndë ngacmimi seksual.

“Jetoj me frikë. Ai është zhveshur para meje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale”, rrëfen e moshuara mes lotësh.

Pamjet filmike të dhomës së të riut, të siguruara nga emisioni, tregojnë për një ambient të rrëmujshëm dhe të dëmtuar, që përforcojnë pretendimet e familjarëve.

Familja ka bërë disa herë denoncim në Komisariatin e Policisë Sarandë. Së fundmi, ata kanë raportuar për dhunën ndaj 85-vjeçares, rast i cili është trajtuar nga gjykata. Kjo e fundit, në vendimin e saj, ka urdhëruar largimin e gjyshes nga shtëpia dhe ndjekjen e djalit me një psikologe. Por e moshuara kundërshton këtë zgjidhje, pasi nuk ka një vend ku të strehohet, në fshat, sipas saj, ekziston vetëm një kasolle e pabanuar.

Babai dhe gjyshja apelojnë që autoritetet të marrin masa për dërgimin e të riut në një qendër rehabilitimi ose një institucion riedukimi, ku ai të mund të trajtohet siç duhet për problemet e tij të shëndetit mendor dhe varësitë. Ata shprehen se nuk duan ndëshkim, por zgjidhje reale për një situatë që po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për ta.

Në bashkëpunim me gazetarët e “Fiks Fare”, familja është paraqitur sërish pranë Komisariatit të Sarandës për të bërë një tjetër denoncim, në shpresë se do të ndërhyhet për të garantuar sigurinë e tyre dhe ndihmën që u nevojitet.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...