Kryefaqe Kronikë EMRI| Plagosje me armë në Markat, 44-vjeçari me precedent penal përfundon në spital
KronikëKryesore

EMRI| Plagosje me armë në Markat, 44-vjeçari me precedent penal përfundon në spital

Shpërndaj
Ambulancë Sarandë
Shpërndaj

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orët e para të së hënës në fshatin Markat tw Konispolit. Saimir Haxhi, 44 vjeç, banor i zonës, është qëlluar me armë gjahu (çifte) dhe ka mbetur i plagosur në pjesën e pasme të trupit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se Haxhi mund të ketë tentuar të vjedhë në një banesë në fshat dhe është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar. Mësohet se i plagosuri ka precedent penal dhe rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur Haxhi është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës për ndihmën e parë dhe më pas është dërguar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:
“Më datë 07.07.2025, rreth orës 03:45, në spitalin e Sarandës është paraqitur shtetasi S. H., 44 vjeç, banues në fshatin Markat, i dyshuar i dëmtuar me armë gjahu në këmbë. Ky shtetas ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit dhe verifikimin e deklarimeve të të plagosurit.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...