Kryefaqe Kryesore Policia rrugore “lumë” gjobash në Sarandë
KryesoreLajm i Fundit

Policia rrugore “lumë” gjobash në Sarandë

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia Rrugore e Sarandës ka shtuar ndjeshëm patrullimet dhe kontrollet në qytet dhe zonat turistike përreth, duke vendosur një numër rekord gjobash ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Vetëm gjatë javës së parë të korrikut janë vendosur 1 157 gjoba për shkelje të ndryshme, ndërkohë që 5 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 5 leje drejtimi janë pezulluar. Shkeljet më të shpeshta kanë qenë mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, qarkullimi me xhama të zinj, përdorimi i mjeteve që nuk plotësojnë kushtet teknike dhe parkimet e gabuara.

Sipas Policisë, vetëm për mosvendosjen e kaskës janë vendosur 418 gjoba, ndërsa një drejtues automjeti u ndëshkua me 39 000 lekë gjobë dhe i është pezulluar leja e drejtimit, pasi qarkullonte me një mjet të modifikuar që prodhonte zhurma dhe kishte fuqi motorike mbi normat e lejuara.

Policia thotë se kontrollet janë pjesë e një plani të gjerë masash për garantimin e sigurisë rrugore në kulmin e sezonit turistik, kur fluksi i automjeteve dhe turistëve në zonë është rritur ndjeshëm.

Autoritetet iu bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin parkimet në vende të palejuara, pasi këto pengojnë qarkullimin normal dhe rëndojnë trafikun në qytet.

Policia Rrugore thekson se aksionet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit veror, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...