Është gjetur trupi i pajetë i turistit portugez që u raportua i zhdukur pasditen e së dielës në ujërat pranë lagunës në zonën e njohur si “Buka e Vivarit”. Shtetasi 57-vjeçar, me inicialet A. G., ishte futur në det për t’u larë bashkë me miqtë e tij dhe nuk ishte parë më.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kufirit, trupi u lokalizua në afërsi të vendit ku ai ishte parë për herë të fundit. Pas nxjerrjes nga uji, viktima u transportua menjëherë drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Dyshimet paraprake sugjerojnë se bëhet fjalë për një mbytje aksidentale, megjithatë hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të shtetasit portugez A. G., 57 vjeç, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Lini një koment