Pesë turistë suedezë rrezikuan të mbyteshin në det në Ksamil, pasi pedalonja me të cilën po lundronin pësoi probleme dhe ndodhej në vështirësi.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare i konstatuan turistët gjatë patrullimit dhe ndërhynë menjëherë, duke tërhequr pedalonin drejt bregut.
Të pesë turistët u nxorën në breg pa dëmtime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Lini një koment