Kryefaqe Aktualitet Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Shpërndaj
Shpërndaj

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u qëllua me armë zjarri rreth 67 metra larg godinës së komisariatit.

Deklarata është bërë gjatë një takimi me drejtuesit e Policive në qarqe dhe drejtuesin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj. Demo ka kërkuar hartimin e një skeme për riorganizimin e strukturës drejtuese të Komisariatit të Sarandës, ndërsa ka paralajmëruar edhe ngritjen e një Task-Force me oficerë me përvojë për goditjen e kriminalitetit në zonën turistike.

Ministri e ka lidhur këtë ndërhyrje me reagimin e strukturave vendore të policisë pas vrasjes së Myrtajt. Sipas tij, komisariati nuk ishte në gjendje të reagonte në kohë ndaj ngjarjes dhe të vihej menjëherë në ndjekje të autorëve.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë, 21-vjeçari i ikën me vrap policisë së Sarandës, arrestohet shoku

Policia Kufitare e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 3”, duke goditur një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve drejt Greqisë....

Biznesmeni në Angli denoncon: Kryepolici i Bashkisë Sarandë më kërkoi 4 mijë euro për rampën për babanë invalid. I shkruajta Ramës, më mori në telefon

Biznesmeni nga Saranda, Bledar Omeri, i cili jeton dhe punon në Angli, ka denoncuar në redaksinë e Saranda Online një rast të pretenduar...

BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit është zhvilluar të mërkurën që lamë pas në Sarandë, ku agjentët kanë kryer kontrolle në disa...

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në parkimin e një hoteli në...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...