Kryefaqe Aktualitet BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”
AktualitetKronikëKryesoreLajm i FunditPolitikë

BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”

Shpërndaj
Shpërndaj

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit është zhvilluar të mërkurën që lamë pas në Sarandë, ku agjentët kanë kryer kontrolle në disa ambiente që lidhen me zv.kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Elton Dauti, dhe ortakun e tij, Kostandin Papa.

Kontrollet kanë nisur rreth orës 07:30 të mëngjesit, kur agjentët e BKH-së janë paraqitur në banesën e Dautit për të ushtruar verifikime. Më pas, veprimet hetimore janë shtrirë edhe në ambientet e kompanisë “Eco Taxi”, në pronësi të Elton Dautit dhe Kostandin Papës, si dhe në ambiente të tjera që lidhen me aktivitetin e tyre.

Në fokus të hetimeve nuk është vetëm aktiviteti i transportit me taksi, por edhe veprimtaria e trenave turistikë në zonën e Syrit të Kaltër, një prej destinacioneve më të vizituara në jug të vendit. Hetimet lidhen gjithashtu me lejen e dhënë për ushtrimin e këtij aktiviteti nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila tashmë është vënë në lupën e hetuesve.

Deri më tani, nuk ka një informacion zyrtar mbi rezultatet e kontrolleve apo personat ndaj të cilëve mund të shtrihen veprimet e mëtejshme hetimore./Publik.al

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit është zhvilluar të mërkurën që lamë pas në Sarandë, ku agjentët kanë kryer kontrolle në disa...

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në parkimin e një hoteli në...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Artikuj të ngjashem

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...