Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në parkimin e një hoteli në lagjen nr. 1.
Sipas njoftimit të Policisë, ajo u kap rreth 30 minuta pas vjedhjes, në afërsi të tunelit të Skërficës, teksa drejtonte automjetin.
31-vjeçarja kishte hequr targat dhe i kishte hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit. Automjeti dhe targat u sekuestruan nga policia.
Lini një koment