Kryefaqe Aktualitet Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë, 21-vjeçari i ikën me vrap policisë së Sarandës, arrestohet shoku
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë, 21-vjeçari i ikën me vrap policisë së Sarandës, arrestohet shoku

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia Kufitare e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 3”, duke goditur një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve drejt Greqisë. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar nga Konispoli, ndërsa është shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Kosova.

Sipas policisë, dy të rinjtë bashkëpunonin për të transportuar kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në territorin grek. 19-vjeçari me iniciale M.M., kishte rolin e monitorimit të rrugës për praninë e policisë, ndërsa 21-vjeçari A.S., transportonte emigrantët me automjet.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, në afërsi të Konispolit, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua me vrap, duke përfituar nga terreni dhe errësira. Policia bëri të mundur arrestimin e 19-vjeçarit, ndërsa sekuestroi dy automjetet e përdorura në këtë veprimtari.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë, 21-vjeçari i ikën me vrap policisë së Sarandës, arrestohet shoku

Policia Kufitare e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 3”, duke goditur një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve drejt Greqisë....

Biznesmeni në Angli denoncon: Kryepolici i Bashkisë Sarandë më kërkoi 4 mijë euro për rampën për babanë invalid. I shkruajta Ramës, më mori në telefon

Biznesmeni nga Saranda, Bledar Omeri, i cili jeton dhe punon në Angli, ka denoncuar në redaksinë e Saranda Online një rast të pretenduar...

BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit është zhvilluar të mërkurën që lamë pas në Sarandë, ku agjentët kanë kryer kontrolle në disa...

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në parkimin e një hoteli në...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...