Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili u rrëzua nga një skelë më 29 shtator. Kapetani u transportua me helikopter drejt Tiranës në gjendje kome, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
53-vjeçari ishte duke punuar për lyerjen e fasadës së një banese në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen nr. 4 të Sarandës, kur u rrëzua nga skela.
Lini një koment