Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani. Ata dyshohet se kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të udhëtonin drejt Italisë.
Sipas hetimeve, secili prej emigrantëve kishte paguar nga 2 800 euro për transportin. Në kuadër të operacionit “Tranzit 2”, 21 shtetasit e huaj u proceduan penalisht në gjendje të lirë, ndërsa furgoni u sekuestrua si provë materiale.
Lini një koment