Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video të marrë nga Saranda Online, përmes së cilës ka denoncuar gjendjen e turizmit në Shqipëri.
Në mbishkrimin e videos Berisha e ka cilësuar si skandaloze situatën me ndotjen e plazheve në vend.
“Aty është pisllëk. Mbeturina kudo. Metale dhe plastikë kudo. Po mendoja të kthehesha sërish në Shqipëri për pamjen e bukur, për të notuar, por tani po hezitoj se është shumë pisllëk dhe nuk më pëlqen kjo ndotje”, shprehet turistja në videon e publikuar nga Saranda Online dhe që më pas është ripublikuar nga Sali Berisha.

Lini një koment