Kryefaqe Aktualitet Jet Ski-ja futet mes pushuesve në Ksmail, gjobitet pronari dhe sekuestrohet mjeti
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Jet Ski-ja futet mes pushuesve në Ksmail, gjobitet pronari dhe sekuestrohet mjeti

Shpërndaj
Shpërndaj

Një Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u konstatua duke lëvizur brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve në Ksamil, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Ndërhyrja erdhi pas një ankese të bërë në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej prania e mjetit lundrues në zonën e ndaluar. Pamjet e ngjarjes u publikuan më pas edhe në rrjetet sociale.

Pas verifikimeve, Policia Kufitare identifikoi pronarin e mjetit, shtetasin S. D., ndaj të cilit u vendos një gjobë administrative prej 100 mijë lekësh, në bazë të nenit 24/1/c të Ligjit nr. 43/2020, që ndalon lundrimin në zonat e sigurisë për pushuesit. Mjeti lundrues u sekuestrua.

Policia Kufitare u bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese të respektojnë me përpikëri rregullat dhe zonat e përcaktuara për lundrim, duke shmangur çdo rrezik për pushuesit. Qytetarët ftohen të raportojnë çdo shkelje në numrin 112, me garanci për reagim të menjëhershëm.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit është zhvilluar të mërkurën që lamë pas në Sarandë, ku agjentët kanë kryer kontrolle në disa...

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në parkimin e një hoteli në...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Artikuj të ngjashem

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...