Kryefaqe Kronikë Plagosën nënë e bir për parkimin, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Plagosën nënë e bir për parkimin, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë

Shpërndaj
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e së dielës në Sarandë, ku një konflikt për parkimin e automjeteve përfundoi me plagosjen e rëndë të një nëne dhe djalit të saj.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 në lagjen nr. 4, ku në konflikt u përfshinë të paktën gjashtë persona. Vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, goditën me grushte, shkopinj dhe sende të forta shtetasit N. A. dhe E. A., duke u shkaktuar dëmtime serioze. Të plagosurit u transportuan menjëherë me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi fillimisht katër persona, ndërsa pas hetimeve arrestoi në flagrancë dy vëllezërit Laze për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Të dy të arrestuarit janë persona me precedentë penalë. Në vitin 2011, ata u akuzuan për plagosje me sende të forta, ndërsa vite më pas u proceduan për trafikim narkotikësh dhe dhunë në familje. Në gusht 2021, Romeo Laze u arrestua për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa në shkurt 2025 Prokuroria e Sarandës sekuestroi pasuri, automjete dhe një biznes në pronësi të tij. Fabion Laze, nga ana tjetër, rezulton i hetuar për veprimtari të ngjashme edhe jashtë vendit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...