Kryefaqe Aktualitet Kod i ri Penal: Braktisja apo keqtrajtimi i kafshëve mund të dënohet deri në 3 vite burg
AktualitetKryesoreLajm i Fundit

Kod i ri Penal: Braktisja apo keqtrajtimi i kafshëve mund të dënohet deri në 3 vite burg

Shpërndaj
Shpërndaj

Propozimet e reja legjislative në draftin e Kodit të ri Penal parashikojnë masa më të rrepta ndëshkuese ndaj çdo akti që dëmton apo braktis kafshët, duke përfshirë edhe dënime me burgim deri në tre vjet.

Sipas nenit 944, braktisja e një kafshe, kur kjo ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj, konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vite. Ky nen forcon dukshëm dispozitat ekzistuese, të cilat parashikonin ndëshkime penale vetëm kur braktisja sillte pasoja për njerëzit.

Në të njëjtin kuadër, neni 943 i draftit penal specifikon dënimet për dëmtimin e kafshëve shtëpiake ose atyre që janë nën kontrollin e njeriut. Çdo dëmtim i përhershëm apo i përkohshëm i tyre, përfshirë edhe abuzimet seksuale, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet, kur kërkohet ndërhyrje veterinare për rikuperimin e shëndetit të kafshës.

Në rast se nga keqtrajtimi shkaktohet vdekja e kafshës, dënimi shtohet me deri në 50%, ndërsa për kafshët vertebrore që nuk janë shtëpiake, veprat klasifikohen si kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose deri në 3 muaj burg. Edhe keqtrajtimi i rëndë pa dëmtime të dukshme mund të ndëshkohet, përmes një mase të përshtatshme ndëshkimi të caktuar nga gjykata.

Kontrolli i kafshëve në hapësira publike

Drafti parashikon gjithashtu masa ndaj personave që nuk mbajnë nën kontroll kafshët në publik, apo që nuk i pajisin me maskë mbrojtëse kur kjo kërkohet. Sipas nenit 945, nëse një kafshë, si p.sh. një qen, shkakton dëmtim për shkak të mungesës së kontrollit, pronari mund të përballet me gjobë ose burgim deri në 6 muaj. Për rastet më të rënda, ku vjen dëmtim i rëndë ose humbje jete, dënimi ashpërsohet në përputhje me rrethanat.

Ndeshjet ndërmjet kafshëve dhe bastet

Neni 946 parashikon dënime për organizatorët dhe pjesëmarrësit në ndeshje të kafshëve, duke përfshirë burgim deri në 3 muaj për ata që i promovojnë, organizojnë ose drejtojnë. Dhënia e kafshëve për qëllime ndeshjeje apo trajnimi i tyre për luftë dënohet me deri në 6 muaj burg, ndërsa vendosja e basteve ndëshkohet me deri në 2 muaj burg. Këto masa janë të njëjta me dispozitat aktuale, por drafti i ri i përfshin në mënyrë më të strukturuar.

Dënime më të rënda për vepra mizore ndaj kafshëve

Sipas nenit 947, kur veprat penale ndaj kafshëve kryhen me mizori, egërsi, qëllim fitimi, ose duke përdorur armë apo mjete të rrezikshme, dënimet shtohen deri në 50%. E njëjta rritje dënimi aplikohet edhe kur aktet ndodhin në prani të fëmijëve apo personave vulnerabël, apo kur autori është vetë pronari i kafshës.

Gjithashtu, dënimi rëndohet kur veprat kryhen gjatë ngjarjeve publike, ose kur pamjet e akteve shpërndahen përmes platformave të komunikimit elektronik, në përpjekje për të ndaluar normalizimin apo nxitjen e dhunës ndaj kafshëve.

Drafti i ri i Kodit Penal synon të sjellë një qasje më të rreptë dhe më humane ndaj kafshëve, duke e ngritur mbrojtjen e tyre në një standard më të lartë ligjor dhe moral. Për të hyrë në fuqi, projektligji duhet të kalojë fazën e konsultimit publik dhe të miratohet nga Kuvendi.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Policia lumë gjobash në Sarandë e Vlorë, efektivët “lëshohen” rrugëve: 3344 gjoba për 5 ditë

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës kanë ndërmarrë një aksion për monitorimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik. Kontrollet...

“Nëse kapeni dy herë i dehur, harrojeni patentën”-Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e...

Aksident i rëndë në Ksamil, përplasen 3 automjete, 2 të plagosur (Emrat)

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë të enjte në aksin Sarandë-Ksamil, pranë Manastirit, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes...

Me armët gati për të kryer vrasje, kush janë të rinjtë që kishin ngritur pritën në Gjashtë

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se kishin ardhur në qytet me qëllim kryerjen e një vrasjeje në fshatin Gjashtë. Sidorel...

Aksident tragjik në Karahaxh, humbin jetën dy vajza nga Kopaçëza (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kthesën e njohur si “Pularia”, në fshatin Karahaxh. Nga përplasja fatale kanë...

Sherr për Jet Ski-në pranë plazhit Bora Bora në Ksamil, shoqërohen në polici 3 persona (Emrat)

Një mosmarrëveshje për marrjen me qira të një Jet-Ski ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre shtetasve, pasditen e së dielës pranë plazhit...

Artikuj të ngjashem

5 turistë suedezë rrezikuan të mbyteshin, Policia i shpëton në det

Pesë turistë suedezë rrezikuan të mbyteshin në det në Ksamil, pasi pedalonja...

Tragjedi në Ksamil, babai përplas për vdekje me makinë vajzën 4-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Ksamil,...

Prita e dyshuar për vrasje në Gjashtë, lirohen “vëzhguesit”, burg për personat e armatosur

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën “arrest në burg” për Alfred Kajan...

Policia lumë gjobash në Sarandë e Vlorë, efektivët “lëshohen” rrugëve: 3344 gjoba për 5 ditë

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës kanë ndërmarrë një aksion për monitorimin...