Policia e Sarandës ka nisur procedimin penal ndaj dy shtetasve të mitur, 14 dhe 15 vjeç, të cilët akuzohen për dhunimin dhe filmimin e një 12-vjeçareje, si dhe për shpërndarjen e videos në rrjetet sociale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën hetimet pas kallëzimit të bërë më 10 korrik 2025 nga mamaja e vajzës, shtetasja H. H., 38 vjeçe, banore e Sarandës.
Ajo deklaroi se më 9 korrik vajza e saj e mitur, ishte dhunuar dhe ngjarja ishte filmuar nga dy të miturit, të cilët më pas shpërndanë videon në rrjetet sociale.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave ligjore përkatëse.
Lini një koment