Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim një 36-vjeçar, të dyshuar për një vjedhje të ndodhur në Ksamil.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ditën e martë, 28 korrik, në Ksamil, ka vjedhur portofolin e shtetasit K. P., i cili përmbante një shumë parash dhe disa karta bankare.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një koment