Një incident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Skërficës, ku një autobus që po udhëtonte nga Tirana drejt Sarandës është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes.
Sipas dëshmive dhe pamjeve të siguruara nga vendngjarja, autobusi është shkrumbuar totalisht nga zjarri, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve dhe kalimtarëve.
Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike si shkak të shpërthimit të flakëve. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, zjarri ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë djegien e sendeve personale të pasagjerëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
“Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Lini një koment