Euro ka vijuar edhe këtë të martë, 6 maj, prirjen rënëse në tregun valutor vendas, duke shënuar një tjetër zbritje të lehtë përballë lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, euro blihet me 97.5 lekë dhe shitet me 98.4 lekë, duke reflektuar dobësinë e saj në tregjet e brendshme për të disatën ditë me radhë.
Në të kundërt, dollari amerikan ka ruajtur stabilitetin, duke u këmbyer në të njëjtat nivele me ditën e djeshme, 86 lekë në blerje dhe 87.2 lekë në shitje.
Rënie ka shënuar edhe paundi britanik, i cili këtë të martë regjistrohet me një kurs prej 114 lekësh në blerje dhe 115.5 lekësh në shitje.
Ndërkohë, franga zvicerane mbetet e qëndrueshme, duke u këmbyer këtë të hënë me 104 lekë në blerje dhe 105.2 lekë në shitje, pa ndryshime të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë.

Lini një koment