Kryefaqe Kronikë Zaptoi plazhin e “Çentralit” në Sarandë, procedohet nga policia 30-vjeçari
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Zaptoi plazhin e “Çentralit” në Sarandë, procedohet nga policia 30-vjeçari

Shpërndaj
Plazhi "Çentrali"
Shpërndaj

Strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë” kanë intensifikuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe garantimin e një sezoni veror sa më të rregullt për pushuesit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bregdetin e Sarandës, në zonën e njohur si plazhi i “Çentralit”, u konstatua se shtetasi J. Ç., 30 vjeç, banues në Sarandë, kishte zënë hapësirë publike në mënyrë të paligjshme, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa autorizim.

Në lidhje me këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 30-vjeçarit.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror në të gjithë qarkun, për të garantuar respektimin e ligjit, lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së subjekteve që ushtrojnë aktivitet përgjatë bregdetit.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...