Kryefaqe Kronikë Plagosje me thikë në Sarandë, shpallet në kërkim 23-vjeçari
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Plagosje me thikë në Sarandë, shpallet në kërkim 23-vjeçari

Shpërndaj
Shpërndaj

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Sarandës, ku një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në dhunë fizike. Si pasojë, një 47-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Sarandës, ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku shtetasi D. B., 23 vjeç, dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin D. L., 47 vjeç, pas një konflikti për motive ende të paqarta. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...