Kryefaqe Kronikë Gangsterët e Ksamilit rrahin punonjësit e ujësjellësit, policia i liron! Prokuroria hesht!
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Gangsterët e Ksamilit rrahin punonjësit e ujësjellësit, policia i liron! Prokuroria hesht!

Shpërndaj
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së martës, rreth orës 15:00, në qytetin e Ksamilit, ku një biznesmen lokal, i identifikuar si Çlirim Koburi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj disa punonjësve të Ujësjellës Kanalizime Sarandë, të cilët ndodheshin në terren për të riparuar një defekt në rrjetin kryesor të ujësjellësit.

Sipas burimeve për “Saranda Online”, punonjësit u sulmuan barbarisht nga pronari i hotelit në Ksamil, ndërkohë që ishin duke kryer punën e tyre në temperatura të larta, për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm për banorët dhe turistët.

Menjëherë pas incidentit, policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi biznesmenin në komisariatin e Sarandës. Në njoftimin zyrtar, policia deklaroi se ka referuar materialet në prokurori, por vetëm pak orë më vonë, Koburi është liruar, duke ngritur dyshime të forta për ndërhyrje ose trajtim preferencial nga organet ligjzbatuese.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe punonjësit e dhunuar, çka e bën edhe më të paqartë dhe të dyshimtë mënyrën e trajtimit të kësaj ngjarjeje nga autoritetet.

Ky rast ka shkaktuar reagime të forta publike, duke ngritur pyetje serioze mbi barazinë para ligjit:

Çfarë do të ndodhte nëse i njëjti akt dhune do të ishte ushtruar ndaj punonjësve të policisë?

A do të lirohej kaq shpejt një qytetar i zakonshëm nëse do të godiste punonjës shteti gjatë ushtrimit të detyrës?

A kemi të bëjmë me favorizim për shkak të pushtetit ekonomik?

A kemi të bëjmë me një rast të pastër korrupsioni institucional?

Ky incident ngre shqetësime serioze për sigurinë e punonjësve të shërbimeve publike, të cilët, për një pagë minimale, ekspozohen jo vetëm ndaj kushteve të vështira të punës, por edhe ndaj dhunës fizike.

Prokuroria e Sarandës ka detyrimin ligjor dhe moral të hetojë ngjarjen me objektivitet dhe transparencë, duke vendosur përpara drejtësisë autorët e dhunës dhe duke mbrojtur integritetin e punonjësve të shtetit.

Projektorët janë tashmë mbi prokurorinë nëse ajo do të bëhet palë me gangsterët që ngrenë dorë mbi punonjësit e shtetit, apo nëse do të respektojë me integritet ligjin.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...