Kryefaqe Kronikë Vendosën zjarrin që për pak dogji fshatin, dy të arrestuar në Leshnicë të Finiqit
KronikëKryesore

Vendosën zjarrin që për pak dogji fshatin, dy të arrestuar në Leshnicë të Finiqit

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët dyshohet se ndezën zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Leshnicë e Poshtme, në Bashkinë Finiq, duke shkaktuar djegien e rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore.

Të arrestuarit janë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur më datë 5 korrik rreth orës 12:00, dhe dyshohet se zjarri është vënë me qëllim dhe jo aksidentalisht.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ndërhynë menjëherë për lokalizimin e autorëve dhe bënë arrestimin e tyre në flagrancë. Materialet procedurale në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.

Policia apelon qytetarët të shmangin zjarrvëniet e qëllimshme apo nga pakujdesia, pasi përveçse dëmtojnë mjedisin dhe pronën, përbëjnë rrezik për jetën dhe ndëshkohen sipas ligjit. Çdo rast i tillë mund të denoncohet në numrin pa pagesë 112, me garanci për anonimatin dhe reagim të menjëhershëm.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...