Kryefaqe Kryesore Ish-portieri i Butrintit emërohet Shef i Kufirit dhe Migracionit në Sarandë
KryesoreLajm i Fundit

Ish-portieri i Butrintit emërohet Shef i Kufirit dhe Migracionit në Sarandë

Shpërndaj
Shpërndaj

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-shefit të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Sarandë, është caktuar sot drejtuesi i ri i këtij institucioni.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në krye të Policisë së Kufirit dhe Migracionit Sarandë është emëruar Elvid Shehu, i cili deri më tani mbante postin e shefit të Stacionit të PKK Qafë-Botë.

Shehu ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e kufirit, ku më herët ka shërbyer si përgjegjës turni në Portin e Sarandës dhe Qafë-Botë, si dhe si specialist për vlerësimin e riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë. Ai ka mbajtur gjithashtu dhe detyrën e zëvendësshefit në Pikën Kufitare të Qafë-Botës.

Emërimi i tij u realizua pas një procesi përzgjedhjeje me konkurim mbi bazën e pikëve, ku morën pjesë 42 kandidatë për 6 pozita vakante. Vetëm 17 prej tyre arritën të kalojnë pragun minimal prej 70 pikësh, ndërsa Shehu u rendit mes fituesve me 72 pikë.

Kujtojmë se më herët Evid Shehu ka qenë një portier i talentuar i ekipit të Butrintit.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...