Kryefaqe Lajm i Fundit Ina Zhupa: Saranda është kthyer në arenë përplasjesh mes bandave, policia spektatore
Lajm i FunditPolitikë

Ina Zhupa: Saranda është kthyer në arenë përplasjesh mes bandave, policia spektatore

Shpërndaj
Shpërndaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për situatën e sigurisë në qytetin bregdetar të Sarandës. Përmes një deklarate për media këtë të martë, Zhupa tha se vetëm gjatë gjashtë ditëve të fundit janë regjistruar katër ngjarje të rënda kriminale, duke krijuar pasiguri te banorët dhe pushuesit në kulmin e sezonit turistik.

“Saranda është kthyer në një qytet arenë të përplasjeve kriminale dhe të hesapeve të vjetra, ndërsa policia duket se është me pushime. Persona të armatosur apo në kërkim lëvizin lirshëm në qytet, ndërkohë që shteti vijon të qëndrojë pasiv,” deklaroi deputetja e PD-së.

Zhupa renditi disa nga ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur qytetin: më 17 korrik dy grupe u përplasën me armë zjarri në lagjen nr. 4, në mes të ditës dhe në sy të pushuesve. Më 19 korrik, në Ksamil, pronari i një hoteli u dhunua me sende të forta. Vetëm një ditë më vonë, më 20 korrik, pati të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mitat Hoxha” ku mbeti i plagosur një ish-polic, ndërsa mbrëmjen e 21 korrikut një shpërthim tritoli goditi lagjen nr. 3.

“Katër ngjarje të tilla në vetëm gjashtë ditë tregojnë një gjendje të jashtëzakonshme. Është krijuar një klimë frike te qytetarët, ndërsa lajmet për krime pothuajse të përditshme po dëmtojnë rëndë edhe turizmin,” shtoi Zhupa.

Ajo i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të marrin masa urgjente për të rikthyer rendin dhe sigurinë në qytet.

“Policia ka për detyrë të parandalojë krimet dhe të garantojë jetën e qytetarëve, jo të numërojë viktimat dhe të plagosurit pasi ndodhin ngjarjet. Mos e përdorni policinë për të hequr vazot e luleve nga baret e hapura, por për të siguruar qytetarët,” tha Zhupa.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...