Kryefaqe Kryesore Theu “arrestin në shtëpi” dhe i vuri zjarrin kullotës në Janjar: Arrestohet 25-vjeçari
KryesoreLajm i Fundit

Theu “arrestin në shtëpi” dhe i vuri zjarrin kullotës në Janjar: Arrestohet 25-vjeçari

Shpërndaj
Shpërndaj

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe shkaktoi zjarr në një sipërfaqe të madhe toke në zonën e Konispolit. Si rezultat i zjarrit u dogjën rreth 8 hektarë me barishte dhe shkurre.

I arrestuari është shtetasi R. L., 25 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol. Ai dyshohet se më datë 27 korrik 2025, rreth orës 23:30, ka braktisur banesën duke shkelur vendimin gjyqësor të “arrestit në shtëpi”, i vendosur për veprën penale “vjedhja” dhe në bashkëpunim me një tjetër shtetas, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote në fshatin Janjar.

Për këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe shtetasi S. I., 51 vjeç, banues në Janjar, i dyshuar si bashkëpunëtor në zjarrvënie.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Sarandës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë.

Si pasojë e zjarrve në Shalës, janjar dhe Markat pati dëme të konsiderueshme për fermerët e zonë, ku u dogjën qindra rrënjë ullinj.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...