Kryefaqe Kryesore Pse Shqipëria nuk ka avionë zjarrfikës? Përgjigjet Rama: Edhe Greqia që ka 77, prapë vuan nga zjarret
KryesoreLajm i FunditPolitikë

Pse Shqipëria nuk ka avionë zjarrfikës? Përgjigjet Rama: Edhe Greqia që ka 77, prapë vuan nga zjarret

Shpërndaj
Shpërndaj

Debati mbi mungesën e avionëve zjarrfikës në Shqipëri është ndezur sërish pas shpërthimit të zjarreve në disa zona të vendit. Kryeministri Edi Rama, në vend që të japë një përgjigje të prerë përse vendi nuk ka investuar në këto mjete, ka zgjedhur ta relativizojë problemin duke thënë se zgjidhja është më komplekse se sa vetëm numri i avionëve.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…”, deklaroi Rama.

Duke iu referuar situatës aktuale, ai shtoi se mjetet nga ajri janë shtuar këtë vit. “Kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe.”

Rama solli edhe shembullin e Greqisë për të cilën tha se ka 77 avionë zjarrfikës, por sërish vuan nga problemet e zjarreve.

“Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër, kanë vallë mungesë avionësh? Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.”- tha Rama.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...