Kryefaqe Kryesore Saranda: Qyteti ku drejtorët vijnë me GPS me vete! “Kë do emërojë Rama në shtator”
KryesoreLajm i FunditPolitikë

Saranda: Qyteti ku drejtorët vijnë me GPS me vete! “Kë do emërojë Rama në shtator”

Shpërndaj
Shpërndaj

Teksa vendi pret me kureshtje shtatorin për të mësuar emrat e ministrave të qeverisë “Rama 4”, ethet e emërimeve kanë prekur edhe Sarandën. Drejtorët aktualë shpresojnë që të gjejnë ndonjë “mik” që mos t’i largojnë nga detyra, ndërsa pretendentët e rinj po presin me durim që pushteti t’i shpërblejë ndonjë “ofiq” që ia vlen.

Një vëzhgim i lëvizjeve të fundit në krye të institucioneve vendore tregon se Saranda duket se ka “mungesë” drejtorësh që janë banorë rezidentë të qytetit. Zgjidhja që është gjetur? Importi nga qytetet e tjera.

Rasti më i freskët është ai i Admir Malajt, ish-kreu i PS-së në Vlorë, i cili pas zgjedhjeve të 11 majit u emërua drejtor i Portit të Sarandës. Malaj është zhvendosur nga qyteti bregdetar fqinj për të marrë drejtimin e një institucioni strategjik si dogana e portit.

Ilir Çibuku, është emëruar më herët drejtor i Kadastrës së Sarandës.

Çibuku ka mbajtur më parë postin e Shefit të Legalizimeve në Drejtorinë e Kadastrës në Fier. Ai është me origjinë nga Berati dhe nuk ka qenë më parë rezident në Sarandë, por ka ardhur vetëm pas marrjes së detyrës.

Sakaq, edhe Armando Goxharaj, drejtori rajonal i Ujësjellësit Sarandë, me origjinë nga Tepelena, nuk ka qenë përpara marrjes së detyrës rezident në qytet.

Të gjithë shembujt e sipërcituar ulin shanset e rezidentëve të Sarandës për të marrë poste të larta drejtuese, pasi ata që i emërojnë i preferojnë të jenë nga qytete të tjera.

Me këtë ritëm, shtatori mund ta gjejë qytetin tërësisht nën administrimin e një “kolonie” drejtuesish të importuar, duke dhënë sinjalin e qartë se drejtuesit politikë preferojnë fytyra nga jashtë. Ndoshta largësia nga qyteti është kthyer në një kriter të ri profesionalizmi.

Në të ardhmen, Saranda, qyteti bregdetar ku luhen interesa të mëdha ekonomike mund të kthehet në një lloj “Parku Kombëtar i Drejtorëve të Importuar”, ku banorët vendas mund të jenë vetëm spektatorë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...