Kryefaqe Kronikë Prokuroria të nisë hetimet: Gazetari, Limos Didani, merr ryshfet 200 mijë lekë çdo muaj nga ujësjellësi
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Prokuroria të nisë hetimet: Gazetari, Limos Didani, merr ryshfet 200 mijë lekë çdo muaj nga ujësjellësi

Shpërndaj
Shpërndaj

Saranda Online ra këtë të mërkurë pre e një sulmi nga një pseudo-gazetar që ka një portal të quajtur Saranda Web. Limos Didani, fytyra më e korruptuar e gazetarisë në Sarandë, i ka bërë report lajmeve të Saranda Online me pretendimin se ruan autorësinë e lajmit. Lajmi i bërë nga Saranda Online për Eco Campusin është autentik, dhe zotëria pretendon se kemi marrë foton prej tij, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.

E kundërta është e vërtetë, që Saranda Web ka marrë tekste dhe foto nga portali ynë, për të cilat Saranda Online do të kërkoj mbylljen e portalit nga AcroMax.

Ky sulm vjen nga një gazetar që përdoret nga pushteti, pas denoncimeve të njëpasnjëshme nga Saranda Online për problematika reale të qytetarëve.

Meqë Didani nuk e pranon dot konkurrencën dhe shfaqjen e problematikave reale në qytet, ai ndërmerr sulme të tilla të orkestruara në bashkëpunim me ata që e paguajnë.

Ne, gjithashtu, do të demaskojmë këtë fytyrë të shëmtuar që hiqet si gazetar.

Saranda Online i bën thirrje prokurorisë të kontrollojë telefonin e Llapushit, ku do të gjenden komunikime që ai ka bërë me drejtorin e ujësjellësit në Sarandë.

Burime për Saranda Online bëjnë me dije se ai merr në mënyrë të vazhdueshme ryshfet prej 200 mijë lekësh në muaj që të mos bëjë publike problematikat e ujësjellësit në portalin e tij.

Ky gazetar paguhet edhe nga zyrtarë të tjerë, të cilëve u janë vendosur gjoba prej tij.

Ndaj, prokuroria duhet të ndërmarrë një hetim ndaj këtij gjobaxhiu të paskrupullt.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...