Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë në Sarandë, ku drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen”, shtetasi i huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar.
Nga përplasja, mjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër automjet.
Aksidenti nuk ka shkaktuar të plagosur, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Lini një koment