Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, ndërsa një person është proceduar në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë Arlind Osmani, Feliks Filija, Medi Myftaraj, Nikolin Rakipi, Altin Arapi alias Altin Demiri, Klerjan Popshini, Redian Arizi, Erion Dido, Dhimitër Terolli, Xhuliano Mejdi, Vasil Kaci, Flatun Lalaj, Bledar Kovaçi, Shefqet Bezhani, Andrea Babi, Nazif Refitaj, Elvis Demçaj, Denis Saliaj dhe Korado Omeri, ndërsa në kërkim janë Fabjo Berhamaj dhe Stilian Rakipi.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 72 doza kokainë, 80 doza kanabisi, dy pistoleta, katër automjete, 19 telefona celularë dhe një sasi eurosh. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se merrej me shitjen e lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil, kryesisht në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe pranë shkollave.
Në kuadër të të njëjtit procedim, më 31 korrik u arrestuan edhe Argjend Nanaj dhe Ardit Çama, ndërsa një person tjetër është proceduar, duke u sekuestruar në atë fazë 5 kilogramë kanabis. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Lini një koment