Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e mëdhenj që furnizonin jugun e vendit me kokainë dhe kanabis.
Teksa operacioni po zhvillohej, policia ndau lajmin se “kokat e mëdha” të drogës po arrestoheshin në Sarandë, “il capo dei capi”. Emrat u mbajtën hermetikisht sekret, derisa të dielën policia ndau informacionet zyrtare në lidhje me aksionin. Aty nisën të bëheshin publike edhe emrat e parë të arrestuar.
Ajo që të bie në sy është se të 19 personat e vënë në pranga janë persona me vështirësi ekonomike në familjet e tyre. Të gjithë qytetarët e Sarandës që i njohin mund të thonë me plot bindje se personat e ndaluar, jo vetëm që nuk janë bosë droge, por janë persona të cilët luftojnë për bukën e gojës.
Portalet po e shesin me shpejtësi emrin e Altin Demirit, “Boraqit” të Sarandës, si “Escobarin” e organizatës kriminale. Pa gjykuar hetimin, personat e ndaluar mund të jenë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shitjes së drogës, por ata janë hallka e fundit e një zinxhiri që policia dhe media do ta shesë si kupolën e krimit të organizuar në Sarandë.
Personat e arrestuar:
- Arlind Osmani, 25 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Ksamil.
- Feliks Filija, 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Ksamil.
- Medi Myftaraj, 35 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Ksamil.
- Nikolin Rakipi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
- Altin Arapi, alias Altin Demiri, 48 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
- Klerjan Popshini, 27 vjeç, lindur në Babrru dhe banues në Ksamil.
- Redian Arizi, 33 vjeç, lindur në Këlcyrë dhe banues në Ksamil.
- Erion Dido, 41 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
- Dhimitër Terolli, 33 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
- Xhuliano Mejdi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
- Vasil Kaci, 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
- Flatun Lalaj, 54 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.
- Bledar Kovaçi, 26 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Sarandë.
- Shefqet Bezhani, 20 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
- Andrea Babi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
- Nazif Refitaj, 24 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Sarandë.
- Elvis Demçaj, 30 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Sarandë.
- Denis Saliaj, 22 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Sarandë.
- Korado Omeri, 28 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Të shpallur në kërkim:
- Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.
- Stilian Rakipi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Proceduar në gjendje të lirë:
- Ermir Nasi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë.
Bashkëpunëtorë të kapur më 31 korrik:
- Argjend Nanaj
- Ardit Cama
- K. J.
Sekuestruar në total:
- 72 doza kokaine
- 80 doza kanabisi
- 2 pistoleta
- 4 automjete
- 19 telefona celularë
- Sasi eurosh
Lini një koment