Kryefaqe Aktualitet Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor
AktualitetKronikëLajm i Fundit

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Shpërndaj
Shpërndaj

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në zonën e Patisias, në Athinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Annino, në momentin kur shqiptari po dilte nga banesa e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona që lëviznin me një motoçikletë iu afruan 55-vjeçarit dhe hapën zjarr ndaj tij. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, ndërsa shqiptari mbeti i plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit “Georgios Gennimatas”. Gjendja e tij raportohet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, policia greke gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja dhe një plumb, të cilat janë marrë si prova materiale në kuadër të hetimit. Autorët ende nuk janë identifikuar dhe vijojnë të jenë në kërkim.

Hetimet për zbardhjen e atentatit janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë së Atikës, e cila po punon për identifikimin e dy autorëve dhe përcaktimin e motivit të sulmit. Ndër pistat që po shqyrtohen është edhe mundësia e një konflikti të mëparshëm apo larjeje hesapesh, por deri tani motivi nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorrin e tij dhe për këtë arsye hapën zjarr.

Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjeçarit dhe po heton edhe një ngjarje të 1 muaji me parë, kur pati të shtëna me armë zjarri në të njëjtin vend por pa të dëmtuar.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...