Kryefaqe Aktualitet Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Shpërndaj
Shpërndaj

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për prodhim dhe shitje narkotikësh në zonat e Sarandës dhe Ksamilit. Kërkesa u bë nga prokurorja Esmeralda Basho.

Sipas hetimeve, personat e dyshuar bashkëpunonin për shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në shëtitore, plazhe, në afërsi të shkollave të mesme dhe në beach-bare të zonës.

Prokuroria bën me dije se hetimi është pjesë e procedimit penal nr. 442/2026 dhe ka zgjatur rreth dy muaj, gjatë të cilit janë kryer përgjime ambientale dhe veprime të simuluara, nëpërmjet të cilave është dokumentuar edhe vetë shitja e lëndëve narkotike. Sipas të dhënave, dozat e shitura kanë variuar nga 0.3 deri në 3.5 gramë, me çmime nga 2 mijë deri në 35 mijë lekë.

Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimit janë sekuestruar 72 doza kokainë, 80 doza kanabis, dy pistoleta, katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në euro.

Personat e arrestuar janë:

  • Arlind Osmani, 25 vjeç
  • Feliks Filija, 27 vjeç
  • Flatun Lalaj, 54 vjeç
  • Altin Arapi, alias Altin Demiri, 48 vjeç
  • Erion Dido, 41 vjeç
  • Medi Myftaraj, 35 vjeç
  • Redian Arizi, 33 vjeç
  • Dhimitër Terolli, 33 vjeç
  • Nikolin Rakipi, 32 vjeç
  • Klerjan Popshini, 27 vjeç
  • Bledar Kovaçi, 26 vjeç
  • Xhuliano Mejdi, 27 vjeç
  • Vasil Kaci, 23 vjeç
  • Shefqet Bezhani, 20 vjeç
  • Andrea Babi, 20 vjeç
  • Nazif Refitaj, 24 vjeç
  • Elvis Demçaj, 30 vjeç
  • Denis Saliaj, 22 vjeç
  • Korado Omeri, 28 vjeç

Ndërkohë në kërkim janë shpallur shtetasit Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, dhe Stilian Rakipi, 26 vjeç, ndërsa Ermir Nasi, 37 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë.

Më herët, më 31 korrik, në kuadër të të njëjtit hetim janë arrestuar Argjend Nanaj, Ardit Cama dhe K.J., ndërsa atyre iu sekuestruan rreth 4 kilogramë kanabis.

Sipas hetimeve, kanabisi dyshohet se sigurohej në zonën e Shenvasilit dhe fshatrat përreth, ndërsa grupi dyshohet se furnizonte edhe shtetas të huaj që më pas e shpërndanin drogën në Sarandë dhe Ksamil.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi...