Mesditën e kësaj të enjteje, rreth orës 12:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Borsh-Fterrë, ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përfunduar në një kanal anësor.
Në makinën e përfshirë në aksident udhëtonin tre persona: R.X., V.Th., dhe Eduart Maçi rreth 47 vjeç, i cili rezulton të jetë punonjës i Policisë. Fatkeqësisht, Maçi ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy pasagjerët e tjerë janë transportuar urgjentisht në spital, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar se kush ishte drejtuesi i mjetit në momentin e incidentit.
Lini një koment