Kryefaqe Kronikë Aksident i rëndë në Sarandë: Automjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi “tapë” në timon
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Aksident i rëndë në Sarandë: Automjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi “tapë” në timon

Shpërndaj
Shpërndaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 04:00, në rrugën “Butrinti” në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip me targa AB057PX, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Bino, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar rrëzimin e saj në mes të rrugës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale. Në momentin e ngjarjes, rruga ishte e zbrazët nga kalimtarët, çka ka shmangur pasojë më të rënda për sigurinë publike.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore. Gjatë kontrollit të mjetit dhe testit të alkoolit, drejtuesi rezultoi pozitiv: në testin e parë u konstatua një nivel prej 1.1 mg/l, ndërsa në testin e dytë 1.28 mg/l, çka tregon se ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Policia po vijon me veprimet e mëtejshme proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...