Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu” në lagjen Qafë Gjashtë të Sarandës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. S., 43 vjeç, dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar dhe është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi V. P., 58 vjeç, banor i Sarandës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit u dërgua menjëherë në spitalin e Sarandës, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore. Policia bën me dije se testi i alkoolit për të dy drejtuesit ka rezultuar negativ.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lini një koment