Kryefaqe Kryesore Artan Meçani emërohet trajneri i ri i Butrintit
KryesoreLajm i Fundit

Artan Meçani emërohet trajneri i ri i Butrintit

Shpërndaj
Shpërndaj

Klubi i Butrintit ka zyrtarizuar emërimin e Artan Meçanit si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Ish-futbollisti sarandiot rikthehet në futbollin profesionist, këtë herë për të drejtuar ekipin nga stoli teknik.

Meçani, i cili ka veshur më parë fanellën e Butrintit dhe të Delvinës gjatë karrierës së tij si lojtar, mbylli rrugëtimin në fushat e blerta në fund të vitit 2016. Tashmë, në moshën 41-vjeçare, ai nis një kapitull të ri si trajner i skuadrës ku hodhi hapat e parë në futbollin profesionist.

“Me një përvojë të gjatë në futbollin shqiptar si trajner dhe njohës i shkëlqyer i lojës, Artan Meçani vjen për të sjellë risi në skuadrën tonë,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit sarandiot. Objektivi kryesor i këtij bashkëpunimi është ndërtimi i një ekipi konkurrues, i mbështetur tek talentet vendase dhe një filozofi moderne loje.

Karriera e Meçanit si futbollist përfshin edhe një eksperiencë disa vjeçare në Greqi, ku u aktivizua me disa ekipe vendase, duke përfaqësuar me dinjitet futbollin shqiptar jashtë kufijve. Tashmë, rikthimi në qytetin e tij pritet të sjellë frymë të re dhe ambicie të lartë për Butrintin.

“Mirësevjen në familjen Butrinti, trajner!” – shkruan Klubi Sportiv Butrinti në faqen e tij zyrtare, duke i uruar suksese në këtë aventurë të re që ka ngjallur entuziazëm tek tifozët sarandiotë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...