Kryefaqe Kronikë Me pitoletë të mbushur deri në grykë, arrestohet pushuesi që lëvizte me mjetin luksoz në Ksamil
KronikëKryesore

Me pitoletë të mbushur deri në grykë, arrestohet pushuesi që lëvizte me mjetin luksoz në Ksamil

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 31-vjeçar nga Kosova, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri me municion.

Shtetasi me inicialet Sh. M., banues në Gjilan, u ndalua teksa qarkullonte me automjetin tip Range Rover në Ksamil. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë zbuluan një pistoletë tip Beretta, me një krehër të mbushur me fishekë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin.

“Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Impact’. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

31-vjeçari do të përballet me akuzën për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Sarandës për veprime të mëtejshme.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...