Kryefaqe Kronikë Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së Renato Hoxhajt, kontrolle dhe në Ksamil
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së Renato Hoxhajt, kontrolle dhe në Ksamil

Shpërndaj
Shpërndaj

Një prej autorëve të përfshirë në vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, në Vlorë, është arrestuar të martën në Tiranë. Bëhet fjalë për Erlis Mehmetajn, i cili akuzohet për bashkëpunim në organizimin e atentatit, edhe pse nuk është identifikuar si ekzekutori.

Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës. Gjatë aksionit janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, një prej të cilëve është transferuar për marrje në pyetje në Vlorë.

Hetuesit kanë rënë në gjurmët e autorëve përmes automjetit të përdorur në ngjarje, i cili kishte targa të falsifikuara. Verifikimet treguan se mjeti ishte në pronësi të Mehmetajt, çka e lidh atë drejtpërdrejt me organizimin e atentatit.

Paralelisht, forcat RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në zonën e Ksamilit, mbi dyshimet se ekzekutori është larguar jashtë vendit në drejtim të Greqisë. Edhe pse janë shoqëruar disa persona, deri më tani nuk ka prova që ata të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë dhe është porositur nga jashtë Shqipërisë. Janë dy pistat kryesore që po hetohen aktualisht.

Pista e parë lidhet me një hakmarrje të mundshme mafioze. Sipas burimeve konfidenciale, dyshohet se Hoxhaj ka qenë informator i një grupi kriminal, gjë që mund të ketë çuar në eliminimin e tij nga grupi rival.

Pista e dytë ka të bëjë me një konflikt për pronën. Familjarë të viktimës kanë deklaruar për hetuesit se ai kishte marrë kërcënime të vazhdueshme për të dhënë tokën për ndërtim, por kishte refuzuar kategorikisht. Zona ku ndodhej banesa e Hoxhajt është shumë e kërkuar për ndërtime dhe ndodhet pranë një pallati luksoz, ku çmimi i apartamenteve arrin deri në 1,500 euro për metër katror.

Policia ka marrë në pyetje disa persona të lidhur me aktivitetin ndërtimor në zonë, përfshirë edhe pronarin e objektit ngjitur. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Renato Hoxhaj, i njohur si një qytetar i qetë dhe pa precedentë penalë, jetonte i vetëm. Fëmijët e tij ndodhen prej vitesh jashtë vendit. Autoritetet pritet të dalin me një deklaratë zyrtare në orët në vijim për të konfirmuar detaje të mëtejshme nga operacioni dhe hetimi.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Foto| Mori me qira makinën në Sarandë dhe u “zhduk”, kush është 43-vjeçari në kërkim

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim shtetasin Romeo Këmbaci, 43 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka marrë një makinë me...

Kontrata 6 mln dollarë e lobimit në SHBA, reagon PD: Ja kush e paguan

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit në media të kontratës së lobimit që ajo ka lidhur me kompaninë amerikane “Continental”, e cila sipas...

Shpërthime të forta krijojnë panik në Sarandë, ndalohen dy të rinj

Dy shpërthime të fuqishme të ndodhura rreth orës 20:55 të mbrëmjes së sotme kanë krijuar panik mes banorëve të qytetit të Sarandës. Menjëherë...

E rëndë| U bullizua në shkollën në Sarandë, 17-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës këtë të diel, ku një 17-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij...

Mesazh i Kryepeshkopit Joani për Pashkët: Ngjallja e Krishtit, dritë dhe shpresë për njeriun

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës,...

Tragjedia në Sarandë: Si humbi jetën turistja britanike dhe drejtësia që ende mungon

Rebeka Gannon, një 29-vjeçare britanike e apasionuar pas zhytjes dhe eksplorimit të botës nënujore, gjeti vdekjen tragjikisht më 19 shtator 2022 në ujërat...

Artikuj të ngjashem

Itali| Gjendet e pajetë e lidhur në një pemë 27-vjeçarja nga Saranda

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e vogël të Montecilfone-s në Itali,...

Qytetarja denoncon zaptimin e pronës në Ksamil: E bleva në ankand, ma mori me forcë ish-pronari

Një qytetare nga Tirana, me inicialet B.L., ka denoncuar në emisionin investigativ...

Sherr mes të rinjve në Sarandë, transportohet te Trauma 22-vjeçari

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, pas një sherri...

Sulmohet zyra e partisë së Tom Doshit: Thyen xhamat, gjenden fishekë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e...