Kryefaqe Kronikë Emri/ E rëndë në Berdenesh, gjendet i vdekur punonjësi i ujësjellësit
Kronikë

Emri/ E rëndë në Berdenesh, gjendet i vdekur punonjësi i ujësjellësit

Shpërndaj
Ambulancë Sarandë
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Berdenesh, ku një punonjës i stacionit të pompave të ujësjellësit është gjetur i pajetë brenda ambienteve të punës. Viktima është identifikuar si Gramoz Hoxha, 54 vjeç, banor i zonës dhe punonjës i përkushtuar prej vitesh në shërbim të komunitetit lokal.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Hoxha ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, konkretisht si pasojë e një arresti kardiak. Trupi i pajetë është zbuluar nga kolegët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet.

Ngjarja ka sjellë trishtim të thellë në komunitetin e vogël të Berdeneshtit, ku i ndjeri ishte i njohur si një njeri i qetë dhe punëtor. Familjarët, miqtë dhe kolegët janë shprehur të tronditur nga humbja e papritur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndonëse të dhënat e para përjashtojnë elementë të dyshimtë dhe konfirmojnë një vdekje natyrale.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Aksident tragjik në Karahaxh, humbin jetën dy vajza nga Kopaçëza (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kthesën e njohur si “Pularia”, në fshatin Karahaxh. Nga përplasja fatale kanë...

Sherr për Jet Ski-në pranë plazhit Bora Bora në Ksamil, shoqërohen në polici 3 persona (Emrat)

Një mosmarrëveshje për marrjen me qira të një Jet-Ski ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre shtetasve, pasditen e së dielës pranë plazhit...

Jet Ski-ja futet mes pushuesve në Ksmail, gjobitet pronari dhe sekuestrohet mjeti

Një Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u konstatua duke lëvizur brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve në Ksamil,...

Dy banorët e Sarandës rrahin turistin nga Tirana, procedohen penalisht

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë nisur procedim penal ndaj shtetasve E. Ç., 44 vjeç, dhe A. Ç.,...

Berisha ndan videon e marrë nga Saranda Online: Kjo është gjendja e turizmit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video të marrë nga Saranda Online, përmes së cilës ka denoncuar...

Denoncon turisti gjerman: Fibank më mbajti 75 euro komision për në tërheqje në bankomat në Ksamil

Fi Bank akuzohet për mungesë transparence ndaj turistëve të huaj. Një qytetar gjerman ka denoncuar një tarifë të pazakontë komisioni që iu aplikua...

Artikuj të ngjashem

Plagosën nënë e bir për parkimin, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e së dielës në Sarandë,...

Aksident fatal në Konispol: Përplasen “kokë më kokë” dy motora, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të...

Jet Ski-ja futet mes pushuesve në Ksmail, gjobitet pronari dhe sekuestrohet mjeti

Një Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u...