Kryefaqe Sociale & Ekonomi Kujdes! Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme hyjnë nga Greqia në Shqipëri
Sociale & Ekonomi

Kujdes! Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme hyjnë nga Greqia në Shqipëri

Shpërndaj
Luleshtrydhe, foto ilustruese
Shpërndaj

Pas skandalit me 8 ton fileto pule të kontaminuara me salmonelë të importuara nga Brazili, një tjetër alarm për sigurinë ushqimore është ngritur në Shqipëri. Këtë herë, tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin, sipas sistemit të alarmit të shpejtë për ushqimin të Komisionit Europian (RASFF).

Ngarkesa e parë, e cila ka hyrë në vend më 1 prill, ka rezultuar me mbetje Clofentezine, një pesticid që përdoret për luftimin e merimangave, por që është ndaluar në disa vende për shkak të toksicitetit të tij të lartë.

Ngarkesa e dytë, e importuar më 17 mars, përmbante mbetje të tre substancave të tjera: Cyprodinil, Avermectin Bla dhe Fludioxonil, pesticide me rrezik të lartë për shëndetin nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Rasti i tretë është konstatuar më 5 mars, kur analizat kanë zbuluar praninë e Hexythiazox-ës, një pesticid tjetër i rrezikshëm që mund të ndikojë negativisht në sistemin nervor dhe atë endokrin.

Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë ende të ditur sasinë e përgjithshme të produktit të importuar dhe nëse ky është shpërndarë për konsum. Sidoqoftë, deklarojnë se operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet tregtare për kthimin e produktit në rast se ndodhet ende në stok.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Greqia shpërblen heroizmin e shqiptarit që rrezikoi jetën për shpëtimin e fëmijëve, i jep pasaportën greke

Një akt trimërie nga një emigrant shqiptar në Greqi ka tërhequr vëmendjen...

Euro “pikiatë” në tregun valutor, rënia për shkak të hedhjes së parave në fushatë

Monedha europiane ka vijuar rënien në raport me lekun shqiptar. Të enjten,...

Këmbimi valutor: Euro prek “fundin”, me sa këmbehen monedhat e tjera

Euro ka vijuar edhe këtë të martë, 6 maj, prirjen rënëse në...