Kryefaqe Aktualitet Rrahën shefin e komisariatit në Sarandë, gjykata lë në burg bodygardët e “Orange Club”
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Rrahën shefin e komisariatit në Sarandë, gjykata lë në burg bodygardët e “Orange Club”

Shpërndaj
Shpërndaj

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë rojet e klubit të natës “Orange”, të arrestuar pasi dyshohet se dhunuan shefin e Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Në pranga u vunë Marjo Katiraj, 35 vjeç; Elgent Ndoj, 38 vjeç; Faik Hoxha, 35 vjeç; Indrit Cullhaj, 34 vjeç; Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr; dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç. Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi.

Ngjarja u shënua rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të lokalit. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona të tjerë. Sipas uniformave blu shefi i krimeve ka qenë duke kaluar me automjet në atë zonë, kur ka vënë re personat duke u konfliktuar dhe ka ndërhyrë.

Por ky version është kundërshtuar nga pronari i Orange Club, Spiro Iljadhi, i cili ka hedhur akuza të ndaj drejtuesve të policisë së Sarandës. Iljadhi pretendon se policia ushtron presion ndaj biznesit të tij duke vendosur gjoba të paligjshme. Ai shton se shefat e policisë i kanë kërkuar të shesin drogë në lokalin e tij.

Në lidhje me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, pezulloi nga detyra dy punonjës policie: Inspektor Armando Shehi, efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar Andon Binaku, efektiv i RENEA-s.

Sipas Policisë, këta dy persona, të dypunësuar pa leje në lokal, nuk kanë njoftuar për konfliktin që po ndodhte. Pavarësisht se ishin jashtë detyre, ata duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...